13.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Plani operativ për punësim parasheh 2 miliardë denarë për mbi 15 mijë persona të papunë…

“Plani Operacional i këtij viti do të ndikojë seriozisht në përmirësimin e gjendjes së tregut të punës në vend. Të 30 qendrat e Agjencisë së Punësimit janë gati për zbatimin e tij dhe janë të koordinuara me shërbimin qendror. Njoftimet e para publike tashmë janë shpallur, ndërsa pjesa tjetër do të publikohet në faza”, nënvizoi Osmani.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan, theksoi se në Planin Operativ të këtij viti, UNDP-ja në partneritet me Agjencinë e Punësimit do të zbatojë disa masa dhe programe kyçe për punësimin dhe rritjen e punësueshmërisë me fokus kategoritë vulnerabël.

“Programi i zhvillimit të UNDP-së, si partner afatgjatë i Qeverisë dhe institucioneve kombëtare, do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë faktorët relevantë duke krijuar mekanizma inovativë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit privat dhe për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë”, tha Grigorjan.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit