Planet financiare për vitin 2025 dhe 2026 në rend dite të Komisionit Kuvendor për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor

Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor sot do të mbajë seancë në të cilën në rend dite janë planet financiare të Radio-televizionit të Maqedonisë për vitin 2025 dhe 2026.

Deputetët duhet ta shqyrtojnë Planin financiar për ndryshime të Planit financiar të Ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë për vitin 2025 me ridestinim të mjeteve, Programin vjetor të investimeve të ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë, Planin financiar të ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë për vitin 2026, si dhe Planin financiar për ndryshime të planit financiar të Ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio-televizioni i Maqedonisë për vitin 2026 me ridestinim të mjeteve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit