27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Plagosja në Podujevë, një person është në rrezik për jetë

(Lajm i përditësuar)

Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë. Kështu ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitkau, I cili shtoi se një person rreth moshës 50 vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe pritet të operohet, ndërsa të tjerët pritet të kalojnë në repartet tjera.

Policia për Rajonin e Prishtinës ka konfiruar se deri tani janë tre persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lupç, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.


Katër të plagosur në Podujevë pas të shtënave me armë dhe sulmit me thikë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri dhe një tjetër me thikë në fshatin Lupç të Podujevës sot rreth orës 16:00.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.”, tha Ahmeti./21Media

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit