10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Pjesëmarrja e ministrit Murtezani në Forumin EUSAIR në Kretë

Shkup, 5 maj – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, do të kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Forumin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i cili në kuadër të kryesimit Grek nga 5 deri më 7 maj të vitir 2025, të do të mbahet në Kretë të Greqisë.

 Siç njoftuan sot nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Maqedonia e Veriut zyrtarisht do të marrë kryesimin me nismën Adriatiko-Joniane nga Greqia për herë të parë që kur vendi u bë pjesë e këtyre formateve për bashkëpunim rajonal.

Krahas ceremonisë së dorëzimit, Ministri Murtezani do të marrë pjesë edhe në panelin e Ministrave për fondet e BE-së dhe në takimin e Ministrave, ​​si pjesë e agjendës më të gjerë të Forumit kushtuar përforcimit të bashkëpunimit rajonal, lidhshmërisë dhe integrimit në rajonin Adriatiko-Jonian.

Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me EUSAIR dhe nismën Adriatiko-Joniane fillon me 1 qershor të vitit 2025 dhe do të zgjasë një vit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit