19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Pisonero: BE-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e Mickoskit për përparim në reforma, por ajo duhet t’i zbatojë edhe obligimet

Nga ana jonë ne e urojmë kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrat pas formimit të Qeverisë së re të koalicionit dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me të në realizimin e përparimit në reformat thelbësore me qëllim që vendi të përparojë në rrugën evropiane, deklaroi zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore, zgjerim dhe partneritete ndërkombëtare, Ana Pisonero.

“Mendoj se porosia është mjaft e qartë, Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentumin që ekziston për zgjerim, me qëllim që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së. Mendoj se të gjithë jeni mjaft të vetëdijshëm për atë që Këshilli i Evropës e tha qartë se e pret nga Maqedonia e Veriut, e gjithsesi kjo u referohet edhe amandamenteve kushtetuese për të cialt Maqedonia e Veriut u obligua t’i zbatojë në mënyrë që të muund të vazhdojë në rrugën e saj të BE-së”, theksoi Pisonero në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e KE-së rreth deklaratës së Mickoskit se “nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës”, si dhe rreth “mos shfrytëzimit të emrit kushtetues nga ana e Qeverisë”.

Pisonero shtoi edhe se BE-ja tashmë ka thënë se ndjen keqardhje për shkak të mospërdorimit të emrit kushtetues të vendit nga ana e “disa liderëve maqedonas”.

“Kjo është diçka që është dakorduar me Marrëveshjen e Prespës dhe është e qartë se të gjitha palët duhet t’i respektojnë dispozitat nga Marrëveshja dhe ta implementojnë me vullnet të mirë. Këtë kemi për ta thënë”, theksoi Pisonero.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit