Pezullimi i vizave amerikane, Mucunski: Bëhet fjalë për procedurat që lidhen me vizat e emigrantëve

Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të pezullojë përpunimin e aplikimeve për viza për qytetarë nga rreth 75 shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga 21 janari 2026. Masa është pjesë e një rishikimi më të gjerë të procedurave që lidhen me kriterin e ashtuquajtur “public charge”. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sqaroi se ky vendim është një pauzë për procedurat që lidhen me vizat e emigrantëve, dhe se vendimi i SHBA-së nuk do të thotë fundi i vizave turistike, vizave studentore dhe programit “Puno dhe Udhëto”.

Timço Mucunski

“Kjo nuk ndikon në të gjitha procedurat e tjera për lëshimin e vizave për në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni biznesmen, do të jeni të lirë të aplikoni për vizë, nëse jeni student që dëshiron të studiojë në Shtetet e Bashkuara ose të shkojë në një ‘Work and Travel’, kjo do të thotë se nuk ka asnjë pengesë për ju. Nëse dëshironi të udhëtoni si turist, Kupa Botërore në futboll do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, do të jeni gjithashtu në gjendje të udhëtoni si turist”.

Mes të tjerash, ai tha se në gjashtë muajt e ardhshm publiku do të befasohet pozitivisht nga ajo që mund të ndodhë në zhvillimin e politikës së vizave të SHBA-së ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, do të mbyllen shumë çështje që është tentuar të mbyllen për 20 vjet./SHENJA/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit