16.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Petrushevski nga VMRO-DPMNE: E dënojmë çdo lloj veprimi nacionalist dhe gjuhë të urrejtjes, janë në dobi të strukturave që ndjekin politikë të urrejtjes

 

Deputeti dhe anëtar i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, ka reaguar kundër thirrjeve nacionaliste një ditë më parë në Kumanovë.

Ai theksoi se këto veprime bëhen nga struktura të caktuara për të mbrojtur krimin e tyre.

“Dje pati një ndeshje të shkëlqyer në sallën e rinovuar në Kumanovë, ku isha i pranishëm edhe unë personalisht. Duhet të theksoj se incidentet me gjuhë ksenofobike janë rezultat i një grupi shumë të vogël qytetarësh. Në këtë kontekst, e dënojmë çdo lloj shprehjeje nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes, pa marrë parasysh nga cila anë vijnë. Abuzime të tilla i shkojnë për shtat të gjitha rrymave dhe strukturave politike, të cilat prej dekadash ndjekin një politikë të urrejtjes ndaj njëra-tjetrës. Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes janë mbrojtja më e mirë e krimit të strukturave që prej vitesh i keqpërdorin marrëdhëniet ndëretnike dhe e shohin këtë si mundësi për të shpëtuar karrierat dhe ekzistencën e tyre në politikë. Qëllimi ynë është të bashkohemi për përparimin dhe të ardhmen e përbashkët të Maqedonisë”, deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit