Përurohet Rruga 14 në Haraçinë, investim mbi 9.7 milionë denarë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar për përurimin e Rrugës 14, në prani të Zëvendësministres së Transportit dhe Lidhjes, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Sipas Beqirit, rekonstruksioni i rrugës është realizuar në një gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra. Në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes në zonë.
Po ashtu, është ndërtuar infrastruktura nëntokësore, duke përfshirë kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, çka ofron zgjidhje afatgjate për banorët.
Kostoja e projektit, e miratuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes, arrin në 9.757.196 denarë.
“Një tjetër investim konkret në shërbim të qytetarëve tanë”, ka theksuar kryetari Beqiri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit