Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Shutkë të Shkupit. Sipas informacioneve paraprake janë përplasur një autobus i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik dhe një makinë. Aksidenti ndodhi në rrugën që çon në Shutkë. Siç mësohet makina ka qenë duke transportuar dru të vjedhur, ndërsa pas përplasjes është shkaktuar dëm i madh material, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.