12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

“Përparim, ti ku je, krejt Prishtinën këtu e ke” – Rama i pari në exit poll-e, në LDK po festojnë

Ka nisur festa në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryqytetit, pasi Përparim Rama po prin në rezultatet e zgjedhjeve të sotme lokale në Prishtinë, sipas të gjitha exit poll-eve.

Exit poll-i i prezantuar në Pressing në T7, e nxjerr kryetarin aktual të parin me 37.7%.

I dyti renditet Hajrullah Çeku i LVV-së me 30%, dhe i treti Urain Ismaili i PDK-së me 26.3%.

Në selinë e LDK-së ka nisur festa dhe po dëgjohen thirrje: “Përparim, ti ku je, krejt Prishtinën këtu e ke”.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit