Përparim Rama ka marrë zyrtarisht timonin për të udhëhequr Komunën e Prishtinës.
Ai është betuar gjatë seancës inaugurale të Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Klankosova.tv.
Përveç Ramës, betimin e kanë bërë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal.
Përndryshe, Rama do udhëheq për herë të dytë me kryeqytetin, pasi fitoi në zgjedhjet lokale ndaj Hajrullah Çekut të Vetëvendosjes.






