Përkushtim institucional ndaj agjendës evropiane

Procesi i integrimit evropian mbetet prioritet strategjik i Qeverisë dhe një angazhim i qartë politik i VLEN. Në këtë frymë, sot u zhvillua takimi ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ku u riafirmua përkushtimi i plotë institucional ndaj agjendës evropiane.

Gjatë takimit, thuhet në njoftimin e VLEN-it, u theksua se reformat e ndërlidhura me procesin e integrimit evropian janë kyçe për forcimin e kapaciteteve institucionale, ndërtimin e besimit të qytetarëve dhe avancimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për zbatimin efektiv të tyre.

“VLEN vlerëson lart partneritetin me BE-në dhe mbështet çdo hap konkret që e afron vendin drejt standardeve evropiane, sundimit të ligjit dhe konsolidimit demokratik. Rruga evropiane mbetet e vetmja alternativë strategjike dhe VLEN do të vazhdojë të jetë e përkushtuar fuqishëm në realizimin e saj”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit