17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Përkujtohet shkrimtari e poeti Vehbi Skënderi, i persekutuar nga regjimi komunist

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi shkrimtarin dhe poetin Vehbi Skënderi.

Vehbi Skënderi lindi në fshatin Strelcë të Korçës në maj të vitit 1927. Në vitin 1944 u pranua në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare. Kreu fillimisht shkollën e mesme profesionale në degën rusisht e në vitet 1956-1961 kreu Fakultetin e Histori-Filologjisë me rezultate shumë të mira. Veprimtarinë si gazetar do ta fillonte në gazetën “Arma e Mbrojtjes”.

Më 1950, me propozimin e poetit Lasgush Poradeci, u pranua në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë. Më 1953 botoi librin e parë poetik, “Këngët e para”. Ka botuar librat poetike “Vjersha” (1958), “Fletë nga ditari im” (1964), “Vjershat dhe poemat e Drinit” (1969), “Vdekja e Ofelisë” (1971), “Shqiponja e Vermoshit” (1972), “Përsëri mëngjes” (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura- “Kolana e poezisë shqipe” (1973), “Nxitoj” (1987), “Hëna e vjedhur” (2000), “Zvicra, Shqipëria ime” (2004).

Për “Fletë nga ditari im”, në vitin 1966, Vehbi Skënderi mori Çmimin e Republikës. Po atë vit, me një grup të shquar intelektualësh, ai përgatiti një pamflet dhe e dorëzoi për botim në “Zërin e Popullit”. Në këtë pamflet kritikoheshin rëndë Instituti i Historisë dhe Instituti i Gjuhësisë. Pamfleti nuk u botua nga gazeta, e cila ia dorëzoi dorëshkrimin sekretarit të parë të Tiranës dhe me të u mor Byroja Politike.

Në Komitetin Qendror, gjatë seancave të terrorit të gjyqit politik e akuzonin për veprimtari antiparti, sepse sipas tyre sulmonte institucionet e diktaturës dhe si nacionalist meqë kishte deklaruar se Kosovën e shihte si pjesë të Shqipërisë

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit