1.8 C
Skopje
Tuesday, December 2, 2025

Përkujtim për Presidentin historik, Ibrahim Rugova

Sot shënojmë ditëlindjen e Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Republikës së Kosovës dhe simbolit të qëndresës paqësore të popullit tonë. Më 2 dhjetor 1944, në fshatin Cerrcë të Istogut, erdhi në jetë njeriu që më vonë do të udhëhiqte betejën politike për liri e pavarësi me urtësi, vizion dhe vendosmëri të pashoqe.

Rugova mbetet i paharruar për filozofinë e tij të rezistencës paqësore, për përkushtimin e palëkundur ndaj çështjes së Kosovës dhe për aftësinë që të fitojë respektin e miqve ndërkombëtarë në momentet më të vështira të historisë sonë. Ai udhëhoqi popullin drejt qetësisë, unitetit dhe pjekurisë politike, duke i dhënë Kosovës një identitet të qartë demokratik.

Edhe pse janë kaluar vite nga ndarja e tij nga jeta, figura e Ibrahim Rugovës vazhdon të jetë frymëzim për brezat që vijnë. Vlerat që ai la pas – demokracia, kultura, paqja dhe dashuria për Kosovën – mbeten gurthemel i shtetit tonë.

Në këtë ditë të shënuar, nderojmë kujtimin e tij dhe rikujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm që ai dha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Histori!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit