Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski ka deklaroi se Zhvillimi rajonal është prioritet kryesor i tij në ministrinë të cilën e menaxhon,
“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale merret me dy tema thelbësore, ajo është vetëqeverisja lokale, por për mua tema e dytë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ajo është zhvillimi rajonal. Ne jemi shumë të dobët në atë segment deri më tani, por tani po fillojmë të ndërtojmë kapacitete që të përshtatemi me nevojat dhe politikat që na ofron Bashkimi Evropian. Ne duhet të hyjmë gati në procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet ta dimë se çfarë duam kur të hyjmë në BE, kur të kemi akses në fondet që ajo i ofron për shtetet e tij anëtare. Në këtë drejtim tani jemi të fokusuar në ndërtimin e një reforme në kuadër të Ministrisë, në mënyrë që Ministria të përshtatet sipas të gjitha vendeve të tjera dhe departamenteve të tyre për vetëqeverisje lokale dhe zhvillim rajonal. Nuk ka më Ministri të Vetëqeverisjes Lokale askund në rajon, por ato janë ministri të kohezionit dhe zhvillimit rajonal dhe të ngjashme, dhe mendoj se është e përshtatshme, sepse këto janë shembuj të vendeve që tashmë e kanë kaluar këtë rrugë, ndërsa ne tani po e kalojmë. Për momentin, askush nuk po i kushton vëmendje të mjaftueshme zhvillimit rajonal dhe unë dua shumë ta ndryshoj këtë, është një nga imperativët e kësaj Qeverie”, deklaroi Ministri Perinski, në intervistë në TV ALFA.





