15.8 C
Skopje
Friday, October 24, 2025

Perinski në komunën e Gazi Babës: Së bashku me qytetarët vazhdojmë që ti kalojmë të gjitha sfidat

 

Në kuadër të vizitave në terren nëpër komuna “Ku zemra është në shtëpi”, ministri për Vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski dhe zëvendësi i tij, Erxhan Selimi, sot zhvilluan një takim me qytetarët, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe sektorit jofitimprurës nga komuna e Gazi Babës.

Ata diskutuan mbi tema të ndryshme, ndanë mendime, propozime dhe ide për përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme të të gjithë qytetarëve të komunës të Gazi Babës.

Disa nga të pranishmit shprehën nevojën për kanalizim fekal në lagjet ku ata jetojnë dhe ku priten të përfundojnë gjithashtu edhe rregullimet e plota të rrugëve.

Ministri dhe kryetari i komunës Boban Stefkovski, informuan se disa nga këto probleme do të zgjidhen së shpejti, falë angazhimit dhe shpejtësisë së Komunës në realizimin e projekteve infrastrukturore të financuara përmes thirrjes së dytë të qeverisë për mbështetje financiare për komunat.

Ministri Perinski i motivoi qytetarët të vazhdojnë të bashkëpunojnë, pasi që së bashku me ta, Komuna dhe Qeveria do të ndërmarrin masa konkrete për përmirësimin e të gjitha aspekteve të jetës së përditshme. Ai shprehu besimin se me punë të përbashkët do të gjenden zgjidhje afatgjata që do të sjellin përparim dhe përfitim për të gjithë qytetarët e komunës.

“Jam i lumtur që qytetarët marrin pjesë aktivisht në krijimin e zgjidhjeve për kapërcimin e problemeve të caktuara, dhe japin ide dhe propozime për përparim më të madh dhe zhvillim në të gjitha segmentet e jetës së përditshme.
Siç kemi bërë deri tani, do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të kaluar të gjitha sfidat me qëllim që të sigurojmë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Gazi Babës, si ata që jetojnë në zona urbane ashtu edhe ata në zonat rurale. Për ne, të gjithë qytetarët janë të barabartë, dhe këtë e kemi treguar me të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri tani, dhe do të vazhdojmë ashtu edhe në të ardhmen”, tha ministri Perinski pas takimit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit