12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Mitrovicë, Peci në epërsi

Pas numërimit të të gjitha votave nga diaspora, në Mitrovicë ka ndryshim në vendin e parë.

Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kaluar Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit.

Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353.

Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë 392 vota, ndërsa ai i PDK-së 236.

Në total, Peci tash ka 15.745 vota, kurse Tahiri 15.629.
Me këtë rezultat Faton Peci kryeson me 116 vota.
Kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës do ta përcaktojë balotazhi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit