Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, raporton TV21.
Siç bëjnë të ditur nga partia e integristëve, në këtë mbledhje është zhvilluar “një debat thelbësor”, për siç thonë “lidhur me “referendumin” që kemi përpara”.
“A do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin”, thonë nga BDI.
Më tej shtojnë se Kryesia vendosi njëzëri që t’i japë përkrahje të plotë kryetarit të integristëve, Ali Ahmeti për të “intensifikuar përpjekjet për unifikimin e të gjitha forcave progresive, si në Frontin Evropian, ashtu edhe në Frontin Kombëtar, drejtë fitores së madhe të të gjithëve”./TV21





