Përfundojnë restaurimet e shkollës së vjetër të muzikës në Gjakovë, avancojnë punimet në kullat historike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i shkollës së vjetër të muzikës në Gjakovë, e njohur si ish Mejtepi Ruzhdije.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe synon ruajtjen dhe revitalizimin e një objekti me rëndësi historike e kulturore për qytetin.

Ky restaurim konsiderohet një hap i rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe në rikthimin e funksionit të objekteve historike për komunitetin./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit