14.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Përforcim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për zhvillim të qëndrueshëm rajonal

Në kuadër të konferencës dyditore me temën “Zhvillimi rajonal në një botë në ndryshim dinamik – E ardhmja fillon në nivel lokal: Vizion i ri për zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar”, e cila po mbahet në Gjevgjeli nën organizimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, u zhvillua një takim bilateral mes ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, z. Zllatko Perinski, dhe ministrit për Zhvillim të Investimeve Rajonale dhe Bashkëpunim me OJQ-të të Malit të Zi, z. Ernard Suljeviq.

Në këtë takim, dy ministrat diskutuan për investimet aktuale në fushën e zhvillimit rajonal në të dyja shtetet, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, sidomos në drejtim të politikave rajonale dhe ndarjes së përvojave të suksesshme.

Të dy palët u dakorduan se është thelbësore të përforcohet koordinimi ndërmjet pushtetit qendror dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, duke theksuar nevojën për përfshirje aktive të nivelit lokal në hartimin dhe zbatimin e programeve dhe projekteve zhvillimore.

Ministri malazez Suljeviq do të mbajë fjalim në hapjen zyrtare të konferencës, ku do të ndajnë perspektivat për një zhvillim rajonal të qëndrueshëm në përballje me sfidat e kohës moderne.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit