Shkup, 16 korrik – Disa departamente në kuadër të MPB-së – krimi i organizuar, policia kriminale, SPB Shkup gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në disa komuna në kuadër të Qytetit të Shkupit, ku veprojnë sipas urdhrave konkretë të dhënë nga prokurori publik, ndërsa në lidhje me ndërtimet e paligjshme, informoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Për të siguruar prova për ndërtimet e paligjshme, Toshkovski theksoi se kanë hyrë në komunat Çair, Saraj, Aerodrom dhe Kisella Vodë.
“Nuk mund të ndaj këtë moment informacione në lidhje me dokumentacionin e siguruar, por dua të përmend se këto janë aktivitete të vazhdueshme të MPB-së. Kjo nuk është për shkak se publiku është i interesuar për temën konkrete dhe MPB po vepron, por përkundrazi këto janë aktivitete të vazhdueshme në të cilat veprojmë çdo ditë”, tha Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetrëve pas nënshkrimit të Memorandumi për Bashkëpunim me Kryqin e Kuq.





