Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, zyrtarisht është pensionuar pasi u tërhoq nga posti i kryetarit të komunës.
Ai deklaroi se e lë komunën në gjendje të mirë financiare, me llogari bankare prej 72 milionë denarësh, obligime të rregulluara dhe të ardhura totale prej 700 milionë denarësh.
Jakimovski theksoi se pas vetes lë shumë projekte të nisura, të cilat duhet të vazhdojnë, me qëllim që qytetarët e Karposhit të vazhdojnë të jetojnë në një komunë urbane dhe moderne.
Në fjalën e tij të lamtumirës, ai shtoi se po lë pas edhe një ndërtesë komunale bashkëkohore dhe funksionale, ku punonjësit duhet të ndihen rehat në vendin e punës dhe të shpërblehen me paga dinjitoze.





