Pensionet më 2 janar! Disa banka kanë nisur tashmë pagesën e parakohshme

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor njoftoi se janë siguruar plotësisht mjetet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025.

Nga Fondi thonë se, për shkak se 1 janari është ditë jo pune – festë shtetërore, mjetet do të transferohen te bankat afariste më 2 janar 2026.

Megjithatë, një pjesë e bankave kanë nisur tashmë pagesën e parakohshme të pensioneve. Disa banka njoftuan se pensionistët që posedojnë kartela bankare, që nga sot, më 30 dhjetor, do të mund t’i tërheqin pensionet nga bankomatët.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit