24.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Pendarovski: Të rinjtë e dinë se unë kam qenë dhe do të jem gjithmon aleat i tyre

Kandidati për president Stevo Pendarovski sot ka takuar dhe biseduar me një grup të rinjsh në Gostivar.

Duke folur për punën e tij të mëparshme si president, Pendarovski theksoi se të rinjtë gjithmonë kanë pasur një vend kyç në programin e tij. Ai tha se, vlerëson dhe shpërblen individët e talentuar, ndërsa i inkurajon të rinjtë që të vazhdojnë të krijojnë dhe përmirësohen si individë dhe profesionistë.

,
“Nëse duam që të rinjtë të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive në shoqëri, duhet të krijojmë kushte për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Të rinjtë e dinë se unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë aleat i tyre dhe numri 1 u garanton atyre një të ardhme të begatë në vendlindje, në një atdhe që do të zhvillohet sipas standardeve dhe vlerave evropiane”, tha Pendarovski.

Ai sot kërkoi mbështetjen e të rinjve të Gostivarit dhe u bëri thirrje atyre që më 8 maj të rrethojnë numrin 1, në mënyrë që, siç theksoi, të vazhdojmë rrugën në të cilën ka ecur Maqedonia në vitet e fundit dhe u ofrojnë bashkëmoshatarëve kushte më të mira jetese.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit