15.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

PDK-ja kërkon Komision Hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga formimi i Komisionit Hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.

Sipas Tahirit, Komision Hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.

“Seanca e re do të mbahet ditën e enjte prej orës 10:00. Sa i përket angazhimit tonë, ju e din që kemi ngritë një çështje për të cilën, ministrja e Drejtësisë po i iki kësaj. Ne jemi ngritur disa pyetje për humbje e mostrave të Astrit Deharit. Propozimi jonë për formim e Komisionit Hetimor, për humbje e këtyre mostrave. Ajo është në seancën e vazhdimeve dhe nëse Kuvendi do të hezitoj ne do të iniciojmë me mbledhjen e nënshkrimeve duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme”

“Ky komision do të zbardh shumë çështje që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Javën e kaluar jemi njoftuar edhe me një ngjarje ambalazhuesve të ujit, çështja e përllogaritjeve të ambalazhuesve të ujit. Kjo çështje duhet të trajtohet përmes Komisionit Hetimor. Qysh është e mundshme që dhjetëra milionë euro të reduktohen. Këtu kemi të bëjmë edhe me një abuzim penal”, ka thënë ai.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit