Përmbytjet në Shqipëri e Kosovë vazhdojnë të shqetësojnë banorët ndërsa në vende të caktuara krijojnë një gjendje të vazhdueshme pasigurie për banorët e zonave të prekura. Fshati Hinkë në Bashkinë Dimal të Shqipërisë po përballet me përmbytje të konsiderueshme si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seman. Uji ka përmbytur sipërfaqe të mëdha me sera, toka të mbjella dhe parcela me agrume.
Kjo është hera e trete qe brenda 1 muaji kjo zonë përmbytet nga dalja a lumit Seman. Edhe pse shiu ka dy dite qe ka ndaluar se reni prurjet vazhdojnë duke ngritur dyshimet se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit të Banjës. Më e rënduar situata paraqitet për kultivuesit e agrumeve ku me qindra hektar janë nën ujë. Situata paraqitet shqetësuese, ndërsa dëmet ekonomike në bujqësi janë të ndjeshme. Fermerët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe strukturat përkatëse për të marrë masa mbrojtëse dhe për të ndihmuar në përballimin e pasojave.
Në Kosovë, për shkak të situatës me vërshimet, nisja e procesit mësimor për gjysmë vjetorin e dytë është shtyrë në tre komuna. Drenasi, Malisheva e Fushë Kosova vlerësojnë se nuk është i sigurt kthimi i nxënësve në shkolla për shkak të përmbytjeve dhe kanë njoftuar se procesi mësimor pritet të nis më 14.01.2026. Ditëve të fundit, shumë a zona të Kosovës u përballën me vërshime që vlerësohet se kanë shkaktuar dëme në pronën private dhe infrastrukturën rrugore.
Maqedonia ndërkohë i është përgjigjur kërkesës së Serbisë për ndihmë pas fatkeqësive natyrore që prekën rajonin e Valjevës. Një ekip i specializuar i Armatës së bashku me pajisje teknike tashmë po qëndrojnë në zonën e prekur për të ndihmuar banorët dhe autoritetet lokale. Nga Armata e Maqedonisë njoftuan se deri më tani nuk ka pasur kërkesa zyrtare për ndihmë nga Kosova apo Shqipëria, por duke shtuar se gatishmëria për bashkëpunim mbetet e lartë. Sipas ARM-së Maqedonia dhe Armata janë plotësisht të gatshëm të ndërhyjnë dhe të mbështesin fqinjët në çdo moment që kjo do të kërkohet.



