12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Pas Dubait Rama niset drejt Brukselit, takim me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen! Zbardhen temat e diskutimit

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës së tij në Dubai, ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 14.00 dhe më pas me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj temë e diskutimit pritet të jete dhe ecuria e Shqipërisë në Integrimit Euripiuan, në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare, ku do të jepet dhe vendimi për hapjen e kapitujve.

Kujtojmë se takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit