5.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Pas 20 vjetësh, VMRO-DPMNE kthehet në pushtet në Strumicë! Petar Jankov shpall fitore

Pas 20 vjetësh, Strumica prite të ketë kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Petar Jankov, kandidati i VMRO-DPMNE-së, shpalli fitoren në këtë komunë.

“Qytetarët e njohën vullnetin tim, përkushtimin dhe dashurinë time për Strumicën — dashurinë për të krijuar një komunë që do të jetë shtëpi për secilin prej jush. Ata që më njohin e dinë se çfarë personi qëndroi përpara tyre: një njeri që punon me ndershmëri, sinqeritet dhe me vizion. Për ata që ende nuk më kanë njohur – dijeni se dyert e mia do të jenë gjithmonë të hapura për biseda, ide dhe punë të përbashkët në interes të të gjithë qytetarëve. Kjo fitore historike nuk është vetëm e imja, por fitore e të gjithëve ju — qytetarëve të Strumicës. Tani na presin katër vite pune të përkushtuar, katër vite në të cilat do të justifikoj çdo votë dhe çdo besim që më keni dhënë”, tha Jankov.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit