Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka marrë mbështetje të plotë nga Partia e Vllehëve në Maqedoni, në shenjë bashkimi për një Strugë të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërkulturore.
> “Një nga vlerat më të mëdha të Strugës është harmonia dhe bashkëjetesa mes kulturave të ndryshme që e pasurojnë këtë qytet,” – theksoi Qyra gjatë takimit me përfaqësuesit e komunitetit vlleh.
Në takim u diskutua për vlerat e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të qytetit, si dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së mësimit të gjuhës vllehe në Komunën e Strugës, si një hap thelbësor për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të komunitetit vlleh.
“Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Strugës – pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike. Do të punoj me përkushtim për një qytet ku çdo qytetar ndihet i respektuar, i përfshirë dhe i vlerësuar,” – shtoi Qyra.





