Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell nga orët e mesditës e pasdite priten vranësira të pakta e hera – herës deri mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Vranësirat në relievet malore të vendit në orët e nxehta pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (kryesisht në formë pikash).