Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, si dhe do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë.