Parashikimi i motit për ditën e sotme

oti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në skajet veriperëndimore dhe juglindore do të ketë herë pas here reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme paradite me paraqitje të mjegullës, ndërsa pasdite me kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu dhe intervale me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë.

Reshje më të dendura dhe kushte për bubullima të rralla priten të hënën; reshjet do të vazhdojnë edhe të martën deri në orët e mbrëmjes. Të mërkurën paradite do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen. Gjatë natës dhe të enjten, sërish priten reshje shiu, ndërsa në malet më të larta reshje bore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit