Mot sot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Nga fundi i ditës pritet shtim i vranësirave dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu herë pas here, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore nga 12 deri në 20 gradë.
Edhe në Shkup, sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Nga fundi i ditës do të ketë shtim të vranësirave. Temperatura do të jetë nga 3 deri në 17 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nga e hëna deri të mërkurën temperaturat do të mbeten nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Rritje të temperaturës ditore pritet nga e enjtja.