8.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Parandalohet tentativa e importit të paligjshëm të 115 pajisjeve për skijim në Tabanovc

Në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovc javën e kaluar është penguar tentimi për import të paligjshëm të pajisjeve të skijimit në vlerë prej rreth 243 mijë denarë, për të cilat është shmangur pagesa e detyrimeve doganore prej 53 mijë denarë njoftuan nga Drejtoria doganave.

Malli është gjetur gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, pasi ngasësi ka deklaruar se nuk ka asgjë për të deklaruar për kontroll doganor. Gjatë kontrollit, doganierët në bagazhin e automjetit kanë gjetur 115 pajisje për ski, mes tyre: helmeta, dërrasa, ski shkopinj, syze, çanta shpine dhe veshje për ski.

Ndaj personit është bërë kallëzim për kundërvajtje doganore nga neni 263 i Ligjit doganor dhe malli është sekuestruar përkohësisht thonë nga Drejtoria e Doganave.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit