2.8 C
Skopje
Tuesday, December 23, 2025

Paralajmëron Janevska: Nuk do të ketë pushim të parakohshëm dimëror për shkak të ajrit të ndotur

Nxënësit do të vijojnë mësimin deri në fund të muajit dhe pastaj shkojnë në pushim dimëror. Nuk do të ketë më herët pushim për shkak të ndotjes së ajrit. E pyetur nëse për shkak të ndotjes së ajrit MASH mendon për përfundim të parakohshëm të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025/2026, ministrja Vesna Janevska deklaroi sot se mbeten edhe pak ditë deri në pushim.

Siç tha, në këtë moment nuk kanë informacione se shëndeti i tyre është rrezikuar dhe se nuk është problem nëse për shkaqe shëndetësore mungojnë një-dy ditë nga mësimi. Por, shtoi, duhet të mënjanohet dukuria negative nga e kaluara kur për shkaqe të ndryshme janë shkurtuar ditët e shkollës.

“Më vjen keq që duhet të bëj krahasim të përafërt, por në disa vende evropiane, fëmijët, edhe kur kanë grip, si në kopshte ashtu edhe në shkollë, shkojnë në mësim për sa kohë që shëndeti i tyre nuk është i rrezikuar. E them këtë për shkak të komenteve se fëmijët tanë mësojnë shumë dhe janë të ngarkuar. Jo, nuk janë. Nëse shëndeti i tyre është në rrezik, sigurisht, mjekët dhe prindërit do të vendosin për këtë, por nëse nuk është asgjë serioze, mendoj se edhe nëse mungojnë për një ose dy ditë, nuk është problem. Dhe do të ishte problem, siç ndodhi në të kaluarën, të shkurtohen ditët e mësimit, që nxënësit të mungojnë sepse prindërit e tyre i çojnë në pushime më të lira, për t’u përgatitur për provim me shkrim, etj. Do të duhet të fillojmë ngadalë të eliminojmë këto fenomene negative. Por gjithmonë do të vendosim në favor të shëndetit të tyre. Në këtë moment, nuk kemi informacione se shëndeti i tyre është i rrezikuar”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Fakultetin Ekonomik në UKIM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit