11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Paralajmëron Bislimovski: Ngjarjet në mes Iranit dhe Izraelit do të ndikojnë në çmimin e derivateve të naftës

Situata në Lindjen e Mesme dhe pasojat në çmimin e naftës ishte tema kryesore e takimit të sotëm të Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit të Energjisë.

Në një prononcim për MIA-në, Marko Bislomovski, kryetar i KRRE-së, tha se kjo situatë do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës.

“Zhvillimet e reja gjeostrategjike në Lindjen e Mesme konfirmojnë se nuk ka parashikueshmëri apo siguri kur bëhet fjalë për çmimet e energjisë. Prisnim që më në fund të ishte një takim paqësor rregullator i energjisë, por një gjë është e sigurt se “gjendja e jashtëzakonshme” është një normale e re për të gjithë. Efekt në çmimet e produkteve të naftës pritet tashmë pas zhvillimeve me Iranin dhe Izraelin.

Ne diskutuam gjithashtu pozicionin e vendeve nga vijnë rregullatorët në Komunitetin e Energjisë. Të gjithë jemi vende të varura nga importi i naftës, përveç Serbisë, e cila ka një vëllim të vogël prodhimi. Përveç jetës së përditshme, kjo energji është e lidhur ngushtë edhe me ekonominë si pjesë integrale e funksionimit të saj”, tha Bislimoski.

Ai tha se me kujdes dhe në përputhje me vendimet e OPEK dhe udhëzimet e vendeve prodhuese të mëdha të naftës do të marrin hapa se si të mund të amortizojnë një goditje eventuale të çmimeve.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit