Paralajmërohet protestë edhe në Gjermani kundër verdiktit të Speciales

Advertisement

Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të mbahet në Gjermani, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi do të mbahet të shtunën në stacionin qendror të Këlnit (Köln HBF), duke filluar nga ora 20:00.

Protesta është organizuar nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Gjermani, ndërsa thirrja për tubim është shoqëruar me mesazhin “Jo në emrin tim!”.

Organizatorët kanë ftuar komunitetin shqiptar në Gjermani, veçanërisht të rinjtë, që t’i bashkohen protestës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit