Gjatë një konference një ditë më parë, 22 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump u shpreh se ‘Tylenol-i’, (Paracetamoli) kur konsumohet gjatë shtatzënisë shkakton autizëm tek fëmijët.
“Tylenolin… mos e merrni, mos e merrni. Tylenol gjatë shtatzënisë sjell një rritje të rasteve të autizmit, kështu që marrja e tij nuk është e mirë. Unë them që nuk është mirë”, kështu u shpreh ditën e djeshme Trump.
Në vazhdim të fjalës së tij Trump u ndal edhe tek vaksinimi i epatit, ku u ndal se fëmijët nuk duhet ta bëjnë në moshë të vogël, por mbi 12 vjeç.
Në emisionin “Rudina”, nutricionistja Diola Dosti theksoi se pretendimi i Trump-it, i cili lidh përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me rritjen e rrezikut për autizëm tek fëmijët, nuk është i ri dhe mbështetet nga disa studime serioze shkencore.
Ajo nënvizoi rëndësinë e analizës së kujdesshme të të dhënave ekzistuese dhe shtoi se kjo temë vijon të jetë objekt debatesh në komunitetin shkencor ndërkombëtar.
“Kjo nuk është një deklaratë e re pasi ky është studim që është bërë që në vitin 2021. Nuk është një studim i vogël, që është hedhur pas krahëve, por bëhet fjalë për një metaanalizë që është bërë në vitin 2021 dhe që e lidh Paracetamolin me autizmin.
Nuk është diçka e re, por është rianalizuar në vitin 2023 dhe 2024. Kemi studime të tjera që e kanë përforcuar këtë prandaj Presidenti Trump ka dalë me këtë lloj deklarate.
Mos të harrojmë që Paracetamoli është nga ato medikamente që e kalon placentën dhe që mund të ketë ndikime në zhvillimin e trurit të fëmijës.
Kjo është gjithmonë në bazë të disa të dhënave dhe studimeve. Janë të dhëna që duhen marrë në konsideratë.