8.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Paraburgim 30 ditor për drejtorin e Spitalit Geriatrik, i cili dyshohet se mori ryshfet

Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim drejtorit të Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, Muhsin Arifi dhe një personi tjetër, të cilët dyshohen se kanë marrë ryshfet prej 20 mijë euro për të akomoduar një të sëmurë në spital.

“Pranohet propozimi i Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ndaj të dyshuarve M. A. dhe B. A. u caktohet masa e ndalimit prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazave të nenit 165 paragrafi 1 pikat 1, 2 dhe 3, d.m.th rreziku që palët të përsërisin veprën dhe të arratisen. Palët kanë të drejtën e ankimimit të këtyre vendimeve në këshillin penal”, njofton Gjykata Penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit