16.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

Papa Leoni XIV: Mos harroni fëmijët e Ukrainës, Gazës dhe të gjithë atyre që vuajnë nga lufta

Gjatë audiencës së përgjithshme të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV kujtoi me dhimbje fëmijët e prekur nga konfliktet në Ukrainë, Gaza dhe në shumë rajone të tjera të botës.

– Advertisements –

Duke iu drejtuar posaçërisht pelegrinëve polakë, Papa vuri në dukje se në Poloni shënohet sot Dita Kombëtare e Fëmijëve Polakë viktima të luftës një ditë përkujtimore që nderon vuajtjet e tyre, por edhe rolin e tyre të rëndësishëm në rindërtimin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore.

“Mos harroni në lutjet dhe projektet tuaja humanitare edhe fëmijët e Ukrainës, Gazës dhe të tjera rajoneve të botës të goditura nga lufta”, theksoi Papa gjatë fjalës së tij.

Pavarësisht kushteve të motit me shi, Papa u shfaq në fillim të audiencës përpara besimtarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin. Në katekezën e tij, ai komentoi episodin nga Ungjilli ku Jezusi në kryq i drejtohet Atit me fjalët: “Zot im, Zot im, përse më ke braktisur?”.

“Kjo është një thirrje që lind nga besimi se dikush ende mund të dëgjojë”, shpjegoi ai, duke nënvizuar se çdo thirrje që i drejtohet Zotit nuk mbetet e harruar. Për Papën, kjo është një mënyrë për të mos rënë pre e cinizmit dhe për të ruajtur besimin se një botë më e mirë është e mundur.

Ai u bëri thirrje besimtarëve që, në momentet e sprovatave, të kthejnë dëshpërimin në një lutje të sinqertë, sepse, siç tha, “Zoti gjithmonë dëgjon fëmijët e Tij dhe përgjigjet në kohën që Ai e sheh më të përshtatshme”.

Duke përshëndetur besimtarët francezë, Papa përmendi edhe kanonizimet e fundit, duke përmendur veçanërisht shenjtorët e rinj Pier Giorgio Frassati dhe Carlo Acutis.

“Në momentet e provës, siç na mësojnë edhe këta shenjtorë të rinj, mësojmë nga Krishti thirrjen e shpresës dhe nevojën për të hapur zemrat tona ndaj vullnetit të Atit, i cili dëshiron shpëtimin tonë”, përfundoi Papa Leoni XIV.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit