Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka msrrë vendim për të shkarkuar disa zyrtarë të policisë, pas tragjedisë në diskotekën në Koçan.
Shkarkohen:
1. Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme Shtip
2. Zëvendësshefi i SPB Shtip
3. Shefi i Departamentit të Policisë Shtip
4. Shefi i Departamentit për Polici Kriminale Shtip
5. Shefi i Departamentit për Punë të Brendshme Koçan
6. Komandanti i Stacionit Policor me kompetencë të përgjithshme Koçan
7. Shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Koçan
Pritet që gjatë ditës, Toshkovski të japë më shumë detaje në konferencën për shtyp.