14.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Panairi në krizë, Ymeri: Çmimet e librave janë të papërballueshme

Panairi i 28-të i Librit, që do të hapet më 12 nëntor, shënohet nga një rënie e numrit të botimeve për shkak të krizës ekonomike dhe emigracionit.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, paralajmëron se çmimet e larta të librave dhe mosfurnizimi i bibliotekave po varfërojnë tregun e leximit, ndërsa motoja e këtij viti “Ndërgjegjja e shqiptarëve ka nevojë për librat” mbetet një thirrje për reflektim.

Në prag të hapjes së Panairit të 28-të të Librit, që do të zhvillohet nga data 12 deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë zhvilloi një konferencë për shtyp, duke shpalosur problematikat dhe pritshmëritë për këtë edicion.

Panairi i këtij viti do të ketë më pak tituj të rinj në qarkullim, një pasqyrim i drejtpërdrejtë i krizës ekonomike, emigracionit dhe rritjes së kostove të botimit, faktorë që po e vështirësojnë ndjeshëm tregun e librit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit