Për pak pritet të fillojë protesta masive e studentëve në Beograd.
Ndërkohë, Danas raporton se kanë nisur të publikohen pamje të mijëra protestuesve nëpër rrugë.
Më herët ndërkaq, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur numrin e personave që gjatë natës kanë mirëpritur protestuesit në Beograd.
Sipas njoftimi ka pasur edhe të arrestuar për prishje të rendit dhe të qetësisë.
“Në pikun e organizimit në të gjitha lokacionet e qytetit, numri total i personave që janë mbledhur nga të gjitha pjesët e Serbisë dhe i atyre që i kanë mirëpritur në Beograd, ka qenë rreth 31.000, sipas vlerësimeve të policisë. Nuk ka pasur incidente të mëdha, dhe Ministria u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të vazhdojnë të protestojnë në mënyrë paqësore” – është thënë në deklaratë.