10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Pak guxim, ndryshim i madh – denonco korrupsionin!

Korrupsioni në shoqërinë maqedonase nuk është i largët, as abstrakt. Ai është këtu, përpara nesh – në sportelet administrative, në spitale, në bankat e shkollave… E hasim në situata të përditshme kur dikush pëshpërit: “Mund të rregullohet, por e di si”, “Nëse do më shpejt, ka mënyrë”, “Do ta përfundojmë jashtë radhe, por, e kupton vetë, apo jo?”. Dhe, atëherë, çfarë bëjmë? Heshtim, e pranojmë propozimin e pahijshëm apo më në fund e ngremë zërin?

Ejani ta ngremë zërin! Të bëjmë një hap, të denoncojmë, të themi “jo” ndaj padrejtësisë. Kur të gjitha ato “jo”-t e vogla t’i bashkojmë, do të bëhemi një forcë e fuqishme, një forcë që mund të sjellë ndryshime që do të ndihen në çdo pjesë të përditshmërisë sonë.

Guximi për të denoncuar korrupsionin nuk është vetëm detyrë, është akt ndërgjegjeje, përgjegjësie, kujdesi për të tjerët, shpresë në kohë zhgënjimi dhe besim se kjo shoqëri mund të jetë më e drejtë, më e ndershme dhe më humane. Po, ndoshta dikush do të mendojë: “Çfarë do të ndryshoj unë vetë?”. Por, pikërisht zëri yt mund të jetë shkëndija që do të ndezë flakën e ndryshimit.

Fushata “0% korrupsion – Ejani ta bëjmë realitet!” që realizohet përmes projektit të Bashkimit Evropian “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”, ekziston pikërisht për ato përvoja për të cilat shumë shpesh heshtim. Ajo është për të gjithë ata që janë lodhur nga “gjithçka rregullohet”, nga “ka lidhje”, nga “gjithmonë ka qenë kështu”. Për të gjithë ata që besojnë se sistemi duhet të funksionojë në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Me mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme, fushata i fton qytetarët të mos mbeten dëshmitarë të heshtur, por të reagojnë, të denoncojnë, sepse çdo denoncim do të thotë rezistencë, por edhe besim se drejtësia mund të fitojë.

Çdo denoncim është një hap drejt 0% korrupsion. Ne jemi ata që e ndërtojmë të ardhmen në të cilën gjeneratat e ardhshme, por pse jo edhe ato të tanishmet, nuk do të duhet të “rregullojnë gjërat”, por do të mund të mbështeten në ligj, rregull dhe mundësi të barabarta.

Zëri yt mund të jetë një pikë kthese – për ty, për dikë tjetër, për të gjithë ne. Me pak guxim deri te një ndryshim i madh – denonco korrupsionin për “0% korrupsion – Ejani ta bëjmë realitet!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit