9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Paguhen subvencionet për bujqit

Ministria e Bujqësisë sot ka shpërndarë mbi 407 milionë denarë për gati tetë mijë bujq në të gjithë vendin.

Shpërndarja është në kuadër të programit për mbështetje financiare për vitin 2024.

“Sot janë shpërndarë mbi 407 milionë denarë për afërsisht 8,000 bujq që janë në regjistrat tanë. Janë paguar mbi 259 milionë denarë për 4,133 bujq nga nënmasa 1.7, që përfshin kulturat kopshtare të dorëzuara në kapacitetet përpunuese, si pjesë e programit të mbështetjes financiare për vitin 2024. Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat kopshtare”, tha Cvetan Tripunoski – Ministër i Bujqësisë./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit