Gazetar: Angell Dimovski
Qeveria nuk mund tu sugjerojë kompanive private se si t’i rregullojnë raportet me punëtorët, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij Qeveria nuk është ajo që duhet t’i pranojë kërkesat e punëtorëve, por vetëm mund të ndihmojë në gjetjen e kompromisit.
„Ne nuk mund të sugjerojmë në kompanitë private se si do të rregullohen raportet e tyre me punëtorët. Prandaj themi se mund të ndihmojmë në proces, ta lehtësojmë, mendoj se tani në fillim të marsit do të kemi takim të Këshillit ekonomik-social dhe ne mund të ndihmojmë punëdhënësit dhe punëtorët të gjejnë kompromis. Por ne nuk mund të imponojmë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Nga LSDM-ja opozitare thonë se pasi Mickoski hoqi dorë nga avioni i ri, paratë të destinohen për pagë minimale 600 euro.
“Nuk ka justifikim tani se nuk ka para…sapo ishin planifikuar fonde për avion të ri, dëgjuam se nuk do të blihet, për më tepër i keni edhe normat nga Buxheti që grupi parlamentar i LSDM-së i ka propozuar për sigurimin e parave për rritjen e pagës minimale, pra para ka”, u shpreh Jovana Trençevska, deputete e LSDM.
Deputeti i partisë E Majta, Amar Mecinoviq, thotë se ndërkohë që firmat nuk ua rrisin pagat punëtorëve, realizojnë fitime milionëshe.
„Këto firma nuk do të mbyllen nga rritja e pagave, por nëse çdo model biznesi bazohet në parimin “paga për varfëri”, atëherë lejoni të mbyllen. Le të mbyllen firmat që nuk mund të lejojnë paga dinjitoze për qytetarët e Maqedonisë, sepse mbrojtja juaj sjell jetë të padenjë”, theksoi Amar Mecinoviq, deputet i partisë “E Majta”.
Ndërkohë Sindikata paralajmëroi protestë të madhe dhe grevë të përgjithshme si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, nëse autoritetet nuk pranojnë kërkesat e tyre. /Alsat.mk



