19.8 C
Skopje
Friday, September 26, 2025

Padi penale kundër ish-drejtorëve të Postës së RMV-së Bujare Abazit dhe Vasko Stefanovit, akuzohen për “punë të pakujdesshme në shërbim”

SPB Shkup, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të “kryerjes së pakujdesshme të detyrës”, sipas nenit 353, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike kompetente kundër V.S. dhe B.A., ish-drejtorëve të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Sipas gjetjeve nga veprimet e gjera hetimore të ndërmarra, të pandehurit nuk kanë ushtruar mbikëqyrjen e duhur mbi punën e menaxherëve të tyre vartës të degëve në kompani gjatë vitit 2023, duke lejuar kështu që të ndërmerren veprime në kundërshtim me nenin 40, paragrafi 6 i Ligjit për Prokurimin Publik, dhe në lidhje me nenin 9, paragrafi 1, pika d e këtij ligji, i cili përcakton se autoritetet kontraktuese në këtë aktivitet sektorial mund të kryejnë prokurime pa një procedurë prokurimi publik që nuk mund të kalojë shumën prej 24,000 eurosh. Në këtë mënyrë, ata praktikisht mundësuan kryerjen e prokurimeve pa një procedurë prokurimi publik në shumën totale prej 56,546 eurosh, që përfaqëson tejkalimin e pragut të parashikuar dhe të lejuar të prokurimeve të kryera pa një procedurë prokurimi publik, në shumën totale prej 32,546 eurosh. Një shumë për të cilën të pandehurit dëmtuan buxhetin e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPB.

Bazuar në inicialet e publikuara nga MPB, dyshimet për veprën penale të “kryerjes së pakujdesshme të detyrës” bien mbi Vasko Stefanov dhe Bujare Abazi, ish-drejtorë të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2023.

Abazi pas shkarkimit nga pozita e drejtoreshës së Postës, në maj të këtij viti u zgjodh anëtare dhe kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë.

Vasko Stefanov nag ana tjetër, derisa ishte drejtor hapi konkurs për punësimin e 31 administratorëve, derisa Sindikata ankohej se Posta gjendej në gjendje të mjerueshme, nuk kishte paga të rregullta, nuk kishte postierë, ndërkaq publikonte shpallje për administratorë për të cilët nuk ka nevojë, sindikalistët thonin se nuk ka nevojë.

Vasko Kovaçevski, ishte drejtor edhe në EMV dhe anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë. Stefanov së bashku me 22 persona tjerë, akuzohen se me vetëdije në periudhën 13.04.2023-23.08.2024 si zyrtarë në Sh.A. “EMV” dhe “Posta e Maqedonisë së Veriut”, kanë krijuar grup që kanë keqpërdorur thirrjet publike, kontratat publike-private, pozitën zyrtare dhe autoritetin dhe kanë shpërlarë para, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit