Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar rreshterin policor, Afrim Bunjakun, i cili u vra para dy viteve në sulmin në Banjskë.
Osmani ka deklaruar se Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka theksuar ajo.
Ndryshe, sot janë bërë dy vite nga sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku. /Telegrafi/