Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.
Lajmin e bëri të ditur vetë presidentja Osmani përmes një reagimi publik, ku theksoi rëndësinë e këtij takimi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Kënaqësi ta takoj Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Osmani.
Samiti Botëror i Qeverisjes mbledh liderë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, me synim shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për çështje globale, përfshirë zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe inovacionin institucional./KultPlus.com



