17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Osmani: Sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore, aq më e fortë demokracia

Ka votuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën.

Pas hedhjes së votës, ajo ka thënë se sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend.

“Është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore aq më e fortë do jetë demokracia jonë. Shpresoj që ky do jetë proces me rezultat në të mirën tonë… Është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t’i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do udhëhiqen komunat e tyre”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit